KQZ publikon të dhënat – ky është numri i qytetarëve që kanë votuar deri ora 10:00

KQZ publikon të dhënat – ky është numri i qytetarëve që kanë votuar deri ora 10:00

Kosova voton sot për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, pas dështimit për muaj të tërë për formimin e institucioneve të vendit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se fillimi i procesit të votimit ka nisur nga ora 07:00 të mëngjesit.

Sipas platformës së KQZ-së për publikimin e rezultateve preliminare dhe statistikave për pjesëmarrjen në votime për çdo komunë interesimi i qytetarëve për të votuar në orët e para është i ulët.

Numri i votuesve që kanë votuar deri në orë 10:19 është 52 mijë e 768 apo 2.64% e votuesve.

Këto janë rezultatet e para të publikuara nga KQZ nga 2 mijë e 446 vendvotime të procesuara nga 2557 apo 95.66% të vendvotimeve./KosovaPress.

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë